Përfshihen nga zjarri kodrat në Levan të Memaliajt, zjarrfikësit në vështirësi për shkak të terrenit

Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme një zonë pyjore në fshatin Levan të Memaliajt.

Në zonë kanë shkuar ekipet e zjarrfikësve të Memaliajt,të cilët po bëjnë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, edhe pse terreni është tejet i vështirë.

Ndërkohë që janë duke u djegur shkurre dhe zona pyjore, zjarri po përhapet për shkak të erës së fortë.

Sipas informacioneve e të para dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, për hapjen e kullotave të reja nga ana e banorëve të zonës.

Përfshihen nga zjarri kodrat në Levan të Memaliajt,