Të harruar nga shteti, investimet private, të vetmet në llixhat e Peshkopisë
Ndonëse prej dekadash banorët e Peshkopisë bëjnë thirrje drejtuesve të pushtetit lokal dhe atij qëndror për rehabilitimin e rrugës që të çon drejt ujrave termale, askush nuk ka reaguar. Ata shprehen se situata e krijuar dëmton edhe bizneset e qytetit.
Llixhat në Peshkopi janë një prej destinacioneve më të frekuentuara në qytetin verilindor, por në këtë zone mbugojnë prej vitesh investimet.
Rruga që të çon drejt ujërave termike me veti kurative, jo vetëm që nuk është rehabilituar me asfalt, por ofron dhe një panoramë aspak të këndshme për turistët, për shkak të plehrave që ndodhen në të gjithë gjatësinë e këtij aksi.
"Më problem se rruga nuk ka, nuk kanë fëmijët ku të ecin, vjen era na mbyti nga koshat e mbeturinave."
"Është premtuar disa herë po nuk kanë bërë gjë."
"Rruga në gjendje kastrofë, mbeturinat në tokë, pluhuri."
Gjendja e rrugës dëmton edhe bizneset e shumta që akomodojnë turistë nga e gjithë Shqipëria, që zgjedhin qytetin verilindor për llixha.
"Ka pushues gjatë gjithë kohës por rruga i penalizon shumë këto biznese. Mbeturinat që hidhen vend e pa vend është pakujdesi e pushtetit lokal."
"Çdo parti që vjen në pushtet premton por asgjë nuk mbahet."
Banorët e kësaj lagjeje shprehen se askush nuk e ka marrë mundimin për të ndëhyrë në këtë aks rrugor prej shumë dekadash, ndonëse premtimet kanë qenë të shumta.
Pavarësisht kësaj ata i bëjnë sërish apel Bashkisë së Peshkopisë që të reagojë.

