“Të çudit halli i Ramës”/ Bujar Nishani reagon pas takimit të liderëve në Shkup: Qesharake! Platformë anti-shqiptare

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas takimit që u mbajt dje mes Edi Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, në Shkup,  si dhe marrëveshjeve ekonomike që ata nënshkruan.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Nishani shkruan se kjo është një platformë anti-shqiptare dhe i gjithë projekti është thurur nga Jugosllavia.

Më tej shton se fjala e Edi Ramës në takimin e Shkupit ishte jo thjesht diletante por dhe fyese për imazhin e Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Në Shkup vijoi përpjekja për minimin e rrugës evropiane të “Ballkanit Perëndimor” sipas platformës së Novi Sad-it !

Nga pikpamja formale bëri përshtypje të hidhur ligjërimi i Kryeministrit të Shqipërisë !

Fjala e Edi Ramës në takimin e Shkupit ishte jo thjesht diletante por dhe fyese për imazhin e Shqipërisë.

Ndiheshe keq si shqiptar tek dëgjoje Edi Ramën (Kryeministër) të fliste në një takim çerek rajonal sikur fliste para militantëve të çartur (atyre punistë) të PS në kafenenë e fshatit që presin të gajasen me batutat e “të madhit” nga Tirana !

Nuk ka asnjë dyshim se iniciativa e Novi Sad-it është një platformë e Jugosllavisë-Bis !

Platforma e Jugosllavisë së Re është kryekëput Antievropiane dhe Antishqiptare !

Pse është Antievropiane ?

I ashtuquajturi b/ekonomik me hapësira e procedura të lira e të barabarta për të gjithë ne ballkanasit brenda nesh, pa ja patur nevojën Evropës, është një retorikë boshe, e denjë për modelet qeverisëse te kampit socialist të viteve ‘60-‘70 !

Po ta shohim në aspektin “makro” ;

Në vendet e Ballkanit, jo e jo, por edhe përtej tij nuk mund të ketë ekonomi që komunikojnë, zhvillohen e prosperojnë brenda ciklit të tregjeve dhe mekanizmave rajonalë fiskale.

Kjo është diletante ta thuash !

Ekonomitë dhe dinamika financiare jo vetëm e Ballkanit të vockël por shumë më të gjera se kjo, nuk ekzistojnë dot jashtë euros dhe dollarit.

Çfarë do të na ofrojë Edi Rama (për neve në Shqipëri e kam fjalën të paktën), dimensionin e dinarit serb ???

Po ta shohim në aspektin “mikro”, askush nuk mund të thotë se ka barriera formale institucionale apo ligjore të pengojnë bisneset apo shkëmbimin ekonomik e tregëtar të lirë e të hapur sot midis bisneseve në vendet e Ballkanit.

E vetmja pengesë është korrupsioni si produkt dhe model i vetë qeverive përkatëse që tentojnë të shesin artifice të tjera për të mbuluar korrupsionin dhe objektivat e tyre antiperëndim.

Narrativa politike edhe në Shkup ishte e qartë !

“Evropa nuk mund të na mbajë peng ne ballkanasve” !!!!

Qesharake, (nuk gjen dot term tjetër ta përkufizosh) !

A thua se Evropa e Bashkuar ka kërkuar të hyjë në Ballkan e jo që vendet e Ballkanit kërkojnë të integrohen në BE !!!!

A thua se BE i ka penguar bisneset e këtyre vendeve të shkëmbejnë dinamikë ekonomike me njëri tjetrin ?!!!!

A thua se BE i ka penguar vendet e Ballkanit të ndërtojnë partneritete tregëtare e mekanizma financiare me njeri tjetrin ?!!!

A thua se BE e ka penguar Edi Ramën ta adresojë financën e Shqipërisë tek dinari serb në vend të euros ?!!!

Prandaj retorika për të bojatisur narrativën e Jugosllavisë-Bis është qesharake !

BE nuk mund të pranojë të bëj pjesë të sajën modelet antidemokratike, korruptive e hibride të Ballkanit pa u ndryshuar ato !

Siç pritej, në Shkup u nënshkruan veç disa “Memorandume”. Asnjë marrëveshje !

Praktikisht asgjë. Memorandumi është veçse  shprehje dëshire, asnjë produkt !

Retorika e “hapsirës çudibërëse ekonomike” Vuçiç-Rama-Zaev, është asgjë !

Ngjyrimi anti-perëndim i kësaj platforme është evident për këdo që e ndjek nga pak politikën !

Palët e treta e kanë platformë strategjike në politikën e tyre, mbajtjen e një terreni hibrid në Ballkan !

Synim i arritshëm ky, përmes ndalimit të proçesit të integrimit evropian dhe izolimin e vendeve të Ballkanit nga përfshirja në BE, qoftë në konceptin ekonomik, shoqëror e më shumë kulturor e civilizues.

Gjetja për realizimin e kësaj platforme strategjike është projekti i Jugosllavisë së Re.

Nuk është koicidencë që iniciativa është e Serbisë.

Serbia ka orientimin e saj strategjik tek bashkëpunimi i ngushtë në të gjitha dimensionet ; ekonomike, kulturore, ushtarake, shoqërore, ndërkombëtare me Rusinë si superfuqi !

Eshtë e qartë se Serbia nuk e ka si projekt strategjik BE, pikërisht për këtë aleancë strategjike tjetër që ajo ka.

Qartazi misioni i saj politik në kuadrin e kësaj aleance është ta mbajë të gjithë Ballkanin Perëndimor të izoluar e larguar nga BE.

Në fakt vetë koncepti politik e territorjal “Ballkan Perëndimor” është një nocion tendencioz.

Nëse autoritetet politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta kishin vërtet shqetësimin e izolimit të këtij rajoni, pamundësinë e vibrimit ekonomik dhe zhvillimit kulturor atëhere duhet të fokusoheshin pikërisht se si të dilnin nga koncepti jo vetëm “i vockël” por dhe dashakeq i “Ballkanit Perëndimor” !

Pra duhet të bënin të kundërtën e kësaj që projektuan në Novi Sad.

Askush nuk ka parë përpjekjet minimale të diplomacisë së  qeverisë shqiptare për ta fokusuar interesin e Shqipërisë në dimensionin e Evropës Juglindore, ku hapësira e bashkëpunimit, përveç të tjerave edhe me Slloveninë, Kroacinë, Bullgarinë, Rumaninë, do të ishte me më shumë interes për ekonominë dhe bisnesin shqiptar, veçanërisht në agrobujqësi e turizëm.

Asgjë nga kjo diplomaci për bashkëpunimin në Evropën Mesdhetare ku modelet dhe eksperiencat e Italisë, Spanjës, Greqisë etj., do të ishin shumë më të gjera se sa të Serbisë e Maqedonisë V.

Qëllimi nuk është ; “mundësi më të shumta e hapësira më të mëdha ekonomike e tregtare në Ballkan (madje veç atë Perëndimorin)” por platforma e Novi Sadi-it !

Pse kjo platformë është edhe antishqiptare ?

Jo thjesht për faktin se mediat qeveritare të Tiranës nxituan të sulmojnë Kosovën gjatë takimit të Shkupit duke sajuar stigmën për  “braktisjen nga A. Kurti” duke patur objektiv Kryeministrin e Kosovës për mospjesmarrje.

Në fakt ai takim nuk u braktis veç nga Kosova por edhe nga Mali i Zi e Bosnjë & Herzegovina.

As për faktin se Serbia po e tërheq edhe Shqipërinë në narrativën e saj ndaj perëndimit si “Demoni Ballkanit”.

Platforma e Novi Sad-it përmes projektit të Jugosllavisë-Bis e ka të projektuar Kosovën si një Krahinë Autonome, siç e njeh Kushtetuta e Serbisë, duke ja imponuar këtë me djallëzi edhe vendeve të tjera të cilat bëjnë sikur nuk e kuptojnë dhe e pranojnë duke fshehur kokën si struci !

Në këtë djallëzi kuptohet halli i Serbisë, po ashtu dhe i Maqedonisë V., por të çudit halli i Edi Ramës !

Në pamje të parë duket sikur Edi Rama me këtë përfshirje synon të paraqesë veten e tij si vizionar, liberal e mendjehapur përballë kundërshtarëve të këtyre platformave si nacionalistë të mbetur peng i folkut emocional izolacionist e mendjemykur !!!!

Në fakt ky spekullim i dalë boje nuk është arsyeja e vërtetë e Edi Ramës.

Halli i madh, në funksion të pushtetit abuzues, të paaftë për të projektuar platforma funksionale dhe moderrne, kapitulluese ndaj përgjegjësisë, të bëjnë të dorëzosh çdo integritet e interes madhor !