Gjetën armën në mal dhe po luanin në stan, vritet aksidentalisht 13-vjeçari në Kurbin
Një 13-vjeçar ka mbetur i vrarë aksidentalisht me armë zjarri në fshatin Gernac të Kurbinit.
I mituri mësohet se është me mbiemër Keqi, nga Vinjolli.
Ngjarja është raportuar fillimisht në policinë e Kurbinit, edhe pse është territor i bashkisë së Burrelit.
"Më datë 30.07.2021, në orët e para të mëngjesit, kemi marrë njoftim së në një stan në malin Skënderbeg”, territor i Bashkisë Burrel, dyshohet të jetë vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri një i mitur 13-vjeçar. Mënjëherë shërbimet e Policisë Kurbin dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore".
Sipas burimeve, viktima sëbashku me dy fëmijë të tjerë kanë qenë duke kullotur bagëtitë në mal dhe kanë gjetur armën e zjarrit.
I nxehti historik në Itali, temperatura deri në 47 gradë
30 Korrik, 07:31
Pasi kanë dërguar bagëtitë në stan kanë filluar të luajnë me armën. Dyshohet se arma ka qenë e mbushur dhe si pasojë ka gjetur vdekjen 13-vjeçari.
Policia e Kurbinit ka njoftuar komisariatin e Policisë Mat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

