Habit çifti i Hollivudit: Nuk lahemi çdo ditë, ja çfarë thonë ekspertët
Çifti i njohur i Hollivudit, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë habitur me deklaratën e tyre, kur thanë se nuk lahen shpesh.
Çifti i njohur i aktorëve kanë thënë se lahen vetëm kur është e nevojshme, shkruan CNN.
Ashton dhe Mila rrëfejnë se nuk ka kuptim të përdorësh sapunin çdo ditë.
Aktori tregon se lan sqetullat dhe pjesët intime çdo ditë por jo gjithë trupin dhe kur del nga palestra lan vetëm fytyrën sa për t’u freskuar.
Këtë gjë ata thanë se e bëjnë dhe me dy fëmijët e tyre 6 dhe 4 vjeç.
“Nëse i sheh pis mund t’i lash në të kundërt nuk duhet”, ka thënë Kutcher.
Por çfarë thonë ekspertët?
Sa shpesh duhet të laheni, varet nga aktivitetet tuaja të përditshme, sipas Elaine Larson, studiuese e në Akademinë e Mjekësisë të New York-ut dhe profesoreshë e epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik Mailman të Universitetit të Columbia.
"Unë mendoj se njerëzit janë të fiksuar, se sa shpesh duhet të lahen ose se sa shpesh duhet t'i lajnë duart. Unë mendoj se pyetja është: Kur është momenti i përshtatshëm për t'u larë ose për të larë duart?"
Shfaqja e praktikave moderne të higjienës ka qenë përgjegjëse për zvogëlimin e shumë sëmundjeve, tha Larson. Tani, megjithatë, shumica e njerëzve në vendet e zhvilluara kanë ujë të pastër, sapun dhe vende të pastra për të jetuar. Kjo do të thotë se arsyeja kryesore për larjen nuk është më parandalimi i sëmundjeve, por për është për qëllime estetike, të dukesh i pastër, tha ajo.
Për të rriturit që qëndrojnë brenda shumicën e kohës, si dhe ata që punojmë nga shtëpia, Larson tha se nuk është nevoja për dushe të përditshme.
jo është veçanërisht e vërtetë për të rriturit, pasi lëkura e tyre thahet nga larjet e shpeshta.
"Në përgjithësi, nuk duhet të laheni çdo ditë, sepse në fakt po zvogëloni mekanizmat mbrojtës që lëkura ka kundër organizmave dhe infeksioneve," tha Larson. "Në fakt, nëse pastroni shumë shpesh dhe thani lëkurën, ka më shumë të ngjarë të mbani mikrobe."
Tetë ishujt grek që janë një hap para izolimit
30 Korrik, 10:06

