Vlorë/ Zjarr prej tre ditësh në zonën Karaburunit, kërkohet ndërhyrja e ushtrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Korrik 2021, 22:47
Prej tre ditësh në zonën e Karaburunit ka rënë zjarr. Në terren janë forcat e zjarrfikësve, të cilët ende nuk kanë mundur që të neutralizojnë flakët. Ndërkohë mësohet se mëngjesin e ditës së nesërme rreth orës 4:00, në zonë do të mbërrijnë forcat e ushtrisë për të zgjidhur situatën, dhe për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Prefekti i qarkut Flamur Mamaj, ka konfirmuar se është kërkuar ndërhyrja e ushtrisë, për shkak të terrenit të vështirë.
Janë duke u djegur hektarë të tëra me bimësi, shkurre dhe pemë të ndryshme në zonën e Bristanit drejt Ravenës. Situata është problematike pasi flakët e zjarrit janë të ndihmuara dhe nga era.

