Kola: Paraja e zezë dhe mafia investojnë në Shqipëri, raportet e nxjerrin Shqipërinë të korruptuar
I ftuar në RTV Ora, analisti Vehap Kola u shpreh se ajo që thotë DASH është ajo formë që merr ekonomia në një regjim totalitar.
Sipas Kolës, një nga faqet më të zeza është se Shqipëria rankohet ndër vendet e para me risk të lartë të pastrimit të parave nga raporte ndërkombëtare dhe të BE-së.
Kola: Ajo që thotë DASH është ajo formë që merr ekonomia në një regjim totalitar. Nuk mund të pritet që të zhvillohet një ekonomi e lirë e tregut. Tashmë bëhen ligjet që të jenë te shkelshme. Rast kemi Teatrin Kombëtar me ligjin special që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Korrupsioni më i madh në një regjim është të mos lejojë zgjedhje të lira, duke shtypur opozitën dhe media. Të gjitha këto bëhen për të mos nxjerrë në publik ato afera dhe mënyrën e qeverisjes së korruptuar. Raporti i DASH nuk bëhet për ne, por për investitorët amerikanë ku rankohen vendet më të favorshme për investime.
Raportet mund të bëhen për shumë vende, por regjimet politike nuk e kanë të moralshme dhe nuk e kanë probleme që të vjedhin dhe të bëjnë padrejtësi, për derisa nuk ka presion mbi ta. Një nga faqet më të zeza është se ne rankohem në vendet e para me risk të lartë të pastrimit të parave. Kjo bëhet nga raporte ndërkombëtare dhe të BE-së që kanë të bëjnë me pastrimin e parave. Kjo është ekonomia e zezë dhe e mafies në vendin tonë. Këto para vijnë pa kontroll dhe formojnë ndikim ekonomik dhe politik. Këto para investohen ne biznese dhe sipërmarrje dhe shkatërrojnë sipërmarrjen e lirë. Sipas raporteve vetëm në Tiranë lahen 500-600 milionë euro me ndërtime me ndihmën e bashkisë së Tiranës.
Kola shtoi se të gjitha pretendimet e PD-së për manipulim votash, për shkrirjen e partisë me shtetin dhe përdorimi ne elementëve kriminale, të gjitha u konfirmuan nga OSBE/ODIHR.
Kola: Të gjitha pretendimet e PD-së për manipulim votash, për shkrirjen e partisë me shtetin dhe përdorimi ne elementëve kriminale, të gjitha u konfirmuan nga OSBE/ODIHR. Ata i kanë konfirmuar të gjitha këto, por ata nuk kanë fuqi dhe detyrë për të anuluar zgjedhjet në vendin tonë. Ka të dhëna se ka pasur presion dhe debat mes qeverisë dhe mision evropian. Por problemet e përmendura ishin aty. Këto zgjedhjet ishin zgjedhjet më pa standard që janë mbajtur ndonjëherë në vendin tonë. Edhe rasti i patronazhistëve tregoi se kemi të bëjmë me një regjim.

