Raporti i OSBE/ ODIHR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas raportit final të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit, së fundmi ka publikuar një video në rrjetet sociale. 

Basha publikon një video me disa nga pikat e raportit, teksa thekson se PD ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore.

Kryedemokrati shkruan se pa u ndëshkuar autorët e masakrës zgjedhore nuk do të kemi një pushtet për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë

"25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë."