Rama, Vuçiç dhe Zaev dalin shëtitje rrugëve të Shkupit, selfie edhe me kalimtarë të rastit

E ndërsa janë në Shkupit, një ditë para takimit të radhës së Minishengenit, tre krerët e shteteve Rama, Vuçiç dhe Zaev kanë dalë një shëtitje rrugëve të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.

Në ecjen e tyre ata janë shoqëruar nga kamerat, ku kanë takuar njerëzit në rrugë, të buzëqeshur dhe duke iu përgjigjur thirrjeve e përshëndetjeve të rastit.

Foto lidhur me këtë ecje i ka shpërndarë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në faqen e tij të Facebook.

“Biseduam me qytetarët në qendër të Shkupit, në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e perspektivave të reja për lidhjen tonë. Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët evropiane në të cilën ne mbështesim veten dhe në të cilën ne promovojmë marrëdhëniet. Pikëpamja jonë është përpara, për një të nesërme më të mirë, për rritjen ekonomike dhe zhvillimin, për një mirëqenie për popujt tanë.” - shkruan Zaev.

Ndërkohë, Kosova nuk është pjesë e nismës, pasi kryeministri Albin Kurti, njësoj si ish kryeministrat e tjerë para tij e kanë quajtur Minishengenin, një nisëm serbe, ndryshe një “Jugosllavi e re”.

Rama, Vuçiç dhe Zaev dalin shëtitje rrugëve të