Policia e Shtetit zbarkon në hipotekën e Tiranës, 3 të arrestuar, 2 të shpallur në kërkim

Krimi Ekonomik i Policisë së Shtetit ka shkuar ditën e sotme në hipotekën e Tiranës që ndodhet në Rinas.

Mësohet se policia ka prangosur deri më tani 3 persona dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Në pranga janë vënë Neritan Balbusha, nëpunës në Doganë, i akuzuar për ushtrim ndikimi me qëllime përfitimi, Admir Buri, 

Ndërkohë është pezulluar nga detyra Panol Nikolla tek Hipoteka, i akuzuar për korruopsion.

Po ashtu burime bëjnë me dije se në këtë aksion janë sekuestruar edhe dokumente të Kadastrës.

Dyshohet se aksioni ka të bëjë me falsifikimin e dokumenteve ku janë për përfituar prona në këmbim të parave.