"Dëgjuan Metën dhe Saliun", Ngjela tregon gabimin që bënë gjyqtarët me vettingun
Duke bërë një bilanc të 5 viteve të reformës në drejtësi dhe procesit të vettingut që ende vijon, avokati Spartak Ngjela thotë se gjyqtarët bënë një gabim të madh që nuk u dorëhoqën kur e kishin mundësinë.
Për Rtv Ora, ai thotë se secili prej tyre që është kapur në shkelje do të shkojë drejt një procesi penal.
Ngjela: Gjyqtarët bënë një gabim. Kanë kaluar në vetting 400 gjyqtarë. Politika amerikane dhe ajo europiane ju thanë: Jepni dorëheqjen dhe nuk ju prekim. Dëgjuan Metën dhe Saliun. Tani janë të rrezikuar të gjithë. A e pe se çfarë kishin bërë gjyqtarët dhe prokurorët? Prona të mëdha, kush ti ka dhënë ? Mi ka dhënë gjyshja. Ndërkohë gjyshja ishte në kasolle.Do të shkojnë drejt proceseve penale. Do proces dhe do të fillojë, pa proces penal nuk konfiskohet gjë. Se kur ju vjen radha atyre nuk më duhet gjë. Mua më duhet që shteti shqiptar të strukturohet me forcën e ligjit dhe kjo po bëhet.

