U përplas nga motori, humb jetën 85-vjeçari në Divjakë

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në Divjakë.

Mësohet se aksidenti që i ka marrë jetën një 85-vjeçari që udhëtonte me biçikletë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa Gungasit.

Ora News, mëson se 85-vjeçari i identifikuar si P.Rrusi nga fshati Gungas, po kthehej për në fshat dhe është goditur nga pas nga një motoçikletë që drejtohej nga 50-vjeçari Kujtim Kombishti, nga fshati Muçias i Bashkisë Divjakë.

Përplasja ka qenë fatale pasi i moshuari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është në kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa nga ana tjetër trafiku është tepër i rënduar për shkak të sezonit të Verës.