Bilanci i reformës në drejtësi, Ngjela: Hapi i parë është hedhur, duhet të fillojë lufta kundër korrupsionit në nivele të larta

Kur kanë kaluar pesë vite pas miratimit të reformës në drejtësi, avokati Spartak Ngjela thotë për Rtv Ora se bilanci nuk është ai që pritej por është në rrugë të mbarë.

Ngjela: Bilanci nuk është ashtu siç pritej sepse reforma u vonua 10 muaj nga pengesat që sollën kundërshtarët e reformës, e zbarritën 10 muaj. Por mendoj se ka ecur mirë sepse hapin e  parë e ka hedhur, gjeti gjyqtarët dhe prokurorët për të formuar prokurorinë e posaçme dhe gjykatën e posaçme.

Reforma në drejtësi konsistonte që të krijoheshin dy institucione vetëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pushteti gjyqësor ja arriti me anë të reformës, është dhe prokuroria e posaçme dhe gjykata e posaçme. Byroja e hetimit po plazmohet dhe duhet të fillojë lufta kundër korrupsionit në nivele të larta.

Për shumë ekspertë të fushës dhe jo vetëm, reforma në drejtësi është parë si një reformë me një kosto shumë të madhe, disa vite pa Gjykatë të Lartë dhe atë Kushtetuese.

Por nuk mendon kështu Spartak Ngjela.

Ngjela: Pse i do? Ishin të korruptuara.Me para dhe prona të pajustifikuara, i kanë marrë duke shitur drejtësinë. Këto donit ju? Çdo reformë ka vonesa. Shqipëria ka 100 vjet shtet pa drejtësi, tani ka filluar të konsolidohet dhe po e bën politika amerikane dhe e BE.