Zjarri i ndezur i del jashtë kontrollit dhe djeg ullishtet, procedohet 45-vjeçarja në Kurbin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2021, 21:55
Një 45-vjeçare është proceduar nga Policia e Kurbinit për shkatërrim pronë nga pakujdesia.
Uniformat blu bëjnë me dije se 45-vjeçarja A.T., banuese në fshatin Zhejë të Kurbinit ka ndezur zjarr në tokën e saj por flakët kanë dalë jashtë kontrollit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.T.,45 vjeçe, banues në fshatin Zhejë, Kurbin. “- njofton policia.
Në këtë mënyrë si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur ullishte në kodrën e fshatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia.

