Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

Asnjë humbje jete dhe 23 raste te reja me Covid-19, janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit, në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë 7 raste të reja, Has 7 raste,  4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnje, Sarandë.

Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (21 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      23

Të shëruar në 24 orë     11

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,516

Testime totale             865,474

Raste pozitive             132,763

Raste të shëruara       130,097

Raste Aktive                       210

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              91

Elbasan            21

Durrës              21

Vlorë                18

Kukës                16

Shkodër           14

Lezhë               13

Fier                   11

Korçë                4

Gjirokastër        1