Arrestimet/ Vurmo: SPAK e ka filluar punën me peshqit e vegjël

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, Gjergji Vurmo, është shprehur se javët e fundit institucionet e drejtësisë janë ‘zgjuar’ ndërkohë shton se nuk ka ardhur fundi i pandëshkushmërisë.

Për sa i përket operacioneve të SPAK, Vurmo thekson se kjo e fundit po merret me peshqit e vegjël dhe jo ato të mëdhenj.

"Deri nga fillimi i vitit 2020, i shihnim me shumë shpresë zgjedhjet e vitit 2021, si një mundësi për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur shqiptar. Por pa ardhur 2021, u kuptua se ky tranzicion nuk do të ndodhte për shumë arsye.  Asnjëra prej palëve politike qoftë në shtet qoftë ato në pozitë, nuk ishin gati t’ i jepnin fund këtijj tranzicioni.

Muajt e fundi kemi vënë re një lloj rizgjimi nga ana e disa institucioneve të drejtësisë, por megjithatë nuk do të thoja se ka ardhur fundi i pandushkueshmërisë. Janë ndërmarrë disa procese, janë hedhur disa hapa nga SPAK, disa çështje vazhdojnë e janë në hetim, ndërkohë disa të tjera janë zhvilluar hapat e parë procedurial, kemi parë arrestime. Do thoja se SPAK e ka filluar punën me peshqit e vegjël, nuk janë nën hetim peshqit e mëdhenj, ndaj të cilëve shumica e shqiptarëve do të donin të shihnin fundit të pandemisë. Gjithsesi duhet të presim deri në fund të procesit."

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti për online Anila Kolgjini.