Jo vetëm plazh, Shëngjini ofron këtë verë lojëra e aktivitete sportive për fëmijët

Këto pamje vijnë nga bregdeti i Shëngjinit. Krahas plazhit, këtë sezon turistik është menduar edhe për argëtimin e fëmijëve.

Për të ndikuar sadopak në rritjen dhe kënaqësisë tek fëmijët, Drejtoria e Sporteve në Bashkinë Lezhë është angazhuar në organizime të ndryshme që kanë si synim aktivizimin e fëmijëve së bashku me prindërit.

Drejtoresha e Sporteve, Mimoza Shtjefni, thotë se kjo do të vazhdojë deri në fund të sezonit, duke u shtrirë përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Fëmijet po argëtohen në aktivitetet që po organizohen, ndërsa protagonistë janë bërë edhe prindër e gjyshër.

Sezoni turistik në Shëngjin po afron pikun dhe numri i pushuesve përgjatë vijes bregdetare është maksimal, duke i dhënë frymëmarrje sektorit të turizmit pas një viti të vështirë si shkak e pandemisë Covid-19.