Rama në Vjenë: Synojmë njehsimin e diplomave me universitetet europiane
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama, ka qenë në një vizitë zyrtare në Vjenë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama shkruan se vizita është zhvilluar në kuadër të mbështetjes të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU.
Më tej, kreu i qeverisë shkruan se synohet njehsimin e diplomave të universiteteve shqiptare me ato evropiane.
Postimi i Ramës
Vjenë – Një vizitë brenda ditës, në mbështetje të drejtpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin synojmë lidhjen e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit Shqipëria2030, që synon hapjen e universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjoze europiane, deri në njehsimin e diplomave.

