Korçë, makina përplas këmbësorin në terminal, transportohet me urgjencë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2021, 09:03
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotme në terminalin e autobuzëve interurban në Korçë.
Një makinë ka përplasur një këmbësor që po kalonte rrugën në vizat e bardha.
Mësohet se i lënduari është një i ri, i cili menjëherë u transportua drejt spitalit me urgjencë.
I plagosuri ka marrë dëmtime në kokë dhe sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për një 15-vjeçar nga fshati Belorta.
Ndërsa drejtuesi i mjetit ka qenë një person që drejtonte një taksi.
Ndërkohë akoma nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia drejt vendngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

