Po falte namazin e Bajramit, presidenti i Malit sulmohet me thikë në xhami

Presidenti në detyrë i Malit, Assimi Goita, paraditen e sotme  është sulmuar me thikë, teksa po falte Kurban Bajramin.

Aljazeera, shkruan se ngjarja e ndodhi në xhaminë Bamokos, por që Goita ka shpëtuar mrekullisht.

Zyra e presidentit doli me një deklaratë për shtyp, ku bëri me dije se, ish-koloneli i forcave speciale, shpëtoi pa lëndime nga ky incident dhe se trupat e sigurisë arrestuan personin e armatosur me thikë që tentoi të kryente këtë akt.

“Çdo gjë është mirë. Nuk ka asnjë problem. Kjo është pjesë e të qenit lider”, u shpreh Goita në televizionin shtetëror pas sulmit.

Situata në Mali është e paqëndrueshme. Prej disa vitesh, vendi ka hyrë në një krizë politike, që pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Ibrahim Boubacar Keita, nga një grusht i organizuar nga Goita.