Tronditet Franca, kanibali hëngri trupin e 13-vjeçarit, qëllohet për vdekje nga policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2021, 13:53
Trupi i një djali 13-vjeçar është gjetur i copëtuar dhe i ngrënë brenda një qeseje, në një vilë franceze, në Bouches-du-Rhôn. Oficerët e policisë shkuan në vilë pasi u një burrë denoncoi se dyshon se qesja përmbante pjesë të trupit.
Le Figaro, raporton se policët gjetën brenda vilës një qese me trupin e prerë, të ngrënë pjesërisht së bashku me sende satanike. Disa orë më vonë, policia gjurmoi autorin e dyshuar, i cili u qëllua për vdekje nga një oficer, në tentativë për tu kapur.
Sipas medieve të huaja, shkruhet se autori kanibal i dyshuar vuante nga një sëmundje mendore dhe se më parë kishte shfaqur sjellje agresive.
Mendohet se trupi i përket një adoleshenti 13-vjeçar, i cili rezultonte i humbur prej dy ditësh.
E rëndë/ 16-vjeçari vret shokun me sëpatë në shkollë
20 Korrik, 11:14

