Shkolla ua ndaloi pantallonat e shkurtra në mes të vapës, adoleshentët vishen me fund

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli, ku një grup adoleshentësh kanë shkuar në shkollë me fund vajzash në shenjë proteste, pasi shkolla ua ndaloi veshjen e pantallonave të shkurtra pavarësisht temperaturave të larta që po përballet vendi.

Mediat britanike, shkruajnë  se Adrian Copp, 15 vjeç bashkë me disa miq të tij blenë funde dhe i veshën, si një mënyrë për të shprehur zhgënjimin nga shkolla ku studiojnë Poltair School në Cornwall, dha një urdhër të tillë.

“Ne nuk kemi thyer asnjë rregull. Ne thjesht duam që të gjithë të kenë mundësinë të veshin pantallona të shkurtra në këtë nxehtësi të madhe, e kjo gjë vlen edhe për vajzat”, thanë ata.