Përmbytjet në Europë, qeveritë nisin dëmshpërblimet, shkencëtarët kërkojnë “pse”-të
Qytetarët që kanë pësuar dëme nga përmbytjet në Gjermani, Holandë dhe Belgjikë kanë filluar që të kthehen në shtëpitë e tyre. Qeveritë përkatëse janë zotuar për të marrë përsipër dëmshpërblimet, ndërsa ekspertët i janë vënë punës për të gjetur arsyet e përshkallëzimit të situatës së përbytjeve aq shpejt.
Javën e kaluar Europa u përfshi nga vërshime të forta shiu që sollën edhe përmbytje të mëdha në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë. Ndërsa rreth 200 qytetarë kanë humbur jetën, qeveritë përkatëse kanë filluar të marrin masat për rindërtim.
Institutet më të rëndësishme kërkimore në Europë dhe botë janë vënë në punë për të kërkuar “pse”-të e këtij përshkallëzimi kaq të shpejtë të përmbytjeve.
Një pikë e rëndësishme në të cilën janë ndalur ekspertët janë masat që sollën dëme shumë më të vogla në Holandë se në Gjermani apo Belgjikë. Sistemi Europian i Paralajmërimit për Përmbytjet ka thënë se ka njoftuar të gjitha vendet për mundësinë e rreshjeve të rënduara, dhe që të merreshin masa për këtë fenomen.
Video / Po Ndodh! Jeff Bezzos niset në hapësirë
20 Korrik, 15:22
Kancelarja gjermane Angela Merkel i quajti përmbytjet katastrofë dhe u zotua t’i mbështesë të prekurit në këto "kohë të vështira dhe të frikshme", siç i cilësoi ajo.
Sipas ekspertëve të klimës, rritja e temperaturës mesatare globale - sot rreth 1.2 gradë Celsius mbi mesataren para-industriale – sjell edhe reshje më të mëdha të shiut.
Por, sipas tyre, shirat e dendur janë gjithashtu edhe një fenomen krejt natyral, dhe për të përcaktuar një lidhje midis shirave dhe ndryshimit të klimës do të duhen disa javë punë kërkimore.

