“Luftë” mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, forcat hapën zjarr në kufi, plagoset një ushtar

Armenia dhe Azerbajxhani nuk po gjejnë paqe mes tyre. Forcat ushtarake të dy vendeve shkëmbyen zjarr për disa orë një vit pas luftimeve që shkaktuan mbi 6 mijë të vrarë. Shkak i incidentit që solli plagosjen e një ushtari azer, është bërë sërish rajoni që njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët etnikë që në fillim të viteve '90.

Forcat ushtarake të dy vendeve shkëmbyen zjarr pas tensioneve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Luftimet vazhduan në një zonë mes Armenisë dhe Iranit, për disa orë ndërsa palët në konflikt përdorën armë të kalibrave të ndryshëm.

Pas incidentit ushtarak palët akuzuan njëra tjetrën duke mos pranuar përgjegjësinë për nisjen e konfliktit.

Konflikti tashmë konsiderohet i mbyllur, por mësohet se gjatë përplasjes ka mbetur i plagosur një ushtar i Azerbajxhanit, dhe sipas Ministrisë së Mbrojtjes sulmi është kryer për qëllime hakmarrjeje.

Vitin e kaluar dy vendet zhvilluan luftime për gjashtë javë për shkak të konfliktit në rajonin e Nagorno Karabakut, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990.

Përplasja mes ushtrive të dy vendeve shkaktoi rreth 6,000 të vrarë vitin e kaluar, ndërkohë që konflikti u mbyll me një marrëveshje armëpshimi të ndërmjetësuar nga Rusia.

Pakti i arritur mes palëve parashikonte se një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë rajonet përreth të vendosen nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene.