Jeff Bezos sfidon hapësirën, fluturon sot me anijen raketë për 11 minuta
Miliarderi Amerikan Jeff Bezos i shoqëruar nga 3 persona të tjerë do të flutorojë në hapësirë me anijen raketë te ndërtuar nga kompania e tij “Blue Origin”.
Themeleusi i Amazon do të shoqërohet në këtë udhëtim që pritet të zgjasë për rreth 11 minuta, nga vëllai i tij Mark, nga pilotja 82-vjeçare Wally Funk dhe student 18-vjeçar Oliver Daemen.
Në një prononcim për kanalin televiziv CBS, Bezos u shpreh se ishte entuzuiast. “Ta shohësh Tokën nga hapësira, është një gjë që ju ndryshon. Ju ndryshon marrëdhënien tuaj me këtë planet, me njerëzimin”, deklaroi ai.
Më entuziaste se vetë miliarderi amerikan për këtë udhëtim është 82-vjeçarja Funk. Në vitin 1960, ajo ishte pjesë e grupit të grave të quajtura Mërkuri 13, të cilat iu nënshtruan të njëjtës stërvitje për austronaut, si meshkujt, por nuk patën kurrë mundësinë që të fluturonin në hapësirë.
E pyetur pak para udhëtimit, ajo u shpreh: “Më në fund po ndodh, kam pritur kaq kohë. Kam vite që ëndërroj të shkoj atje lart".
Jeff Bezos ka themeluar kompaninë e tij Hapsinore Blue Origin ne vitin 2000 për të zhvilluar turizmin e fluturimit hapësinor. Blu Origin pritet të nisë shitjen e biletave pas këtij fluturimi, pasi ende nuk e ka zbuluar koston e një udhëtimi.
Në shkurt të këtij viti, Bezos deklaroi largimin e tij nga kompania që e shndërroi në një miliarder, Amazaon, për të çuar përpara projekte të tjera dhe udhëtimi për në hapësirë është një prej tyre.


