Video/ Makina që notojnë në ujë e njerëz të bllokuar në metro, pamje apokaliptike në Kinë

Moti i keq, i cili  ditët e fundit ka ‘pushtuar’ Evropën Perëndimore, ka përfshirë edhe kontinentin aziatik, ku më e prekur është Kina.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, përmbytjet kanë përmbytur stacionet dhe provincën Henan të Kinës duke detyruar qytetin të mbyllet.

Ndërkohë përmbytjet kanë shkatërruar edhe Tempulli Shaolin, i njohur për mësimin e arteve marciale të murgjve budistë.

Si pasojë e përmbytjeve më shumë se 10 mijë banorë të provincës Henan janë zhvendosur në strehimore.

Sakaq në një video që është publikuar në rrjetet sociale, shihet së nën ujë janë edhe automjetet dhe katet e para të shtëpive.