Përfundon me sukses fluturimi në hapësirë i Jeff Bezos, miliarderi kthehet shëndoshë në Tokë

Miliardieri, Jeff Bezos, dhe ekuipazhi i tij përfunduan udhëtimin në hapësirë me raketën New Shepard, duke u bërë kështu austronauti i parë i nisur për në hapësirë nga kapsulën “Blue Origin.

Jeff Bezos u kthye. Udhëtimi 11 minutësh i kapsulës New Shepard dhe ekuipazhit përfundoi me sukses.

Ky është momenti kur miliardieri ulet në tokë dhe qartas vërehet gëzimi në sytë e tij dhe të pjesëtarëve të tjerë.

Kapsula ishte e përshtatur mirë me sistemin "retrothrust" , duke bërë një ulje komode dhe duke shmangur çdo goditje apo përplasje me Tokën.

Gjithashtu dritaret e mëdha, të parat e atyre përmasave,  u mundësuan eksploruesve një përjetim të paharrueshëm të atyre 10 minutave me pamjet e mrekullueshme të Tokës nga distanca.

Anija kozmike u ngrit në 14:12 me orën lokale nga një vend privat lëshimi afër Van Horn, Texas. 

Në këtë udhëtim Bezos shoqërohej nga vëllai i tij, Mark, një pilote 82-vjeçare, wally Funk, dhe një student 18-vjeçar, Oliver Daemen.

Udhëtimi ishte live për të gjithë shikuesit dhe zgjati rreth 10 minuta.

Bezos bëhet një nga astronautët e parë të nisur në hapësirë nga Blue Origin në raketën New Shepard.