Video / Po Ndodh! Jeff Bezzos niset në hapësirë
Miliarderi Jeff Bezos u nis para pak minutash në hapësirë me anijen e tij kozmike, New Shepard.
Ai shoqërohet nga Mark Bezos, vëllai i tij, Wally Funk, një pionier 82-vjeçar i garës hapësinore dhe një student 18-vjeçar.
Ata po udhëtojnë në një kapsulë me dritare të mëdha duke ofruar pamje mahnitëse të Tokës.
New Shepard, ndërtuar nga kompania e Bezos, Blue Origin, është krijuar për t'i shërbyer tregut në zhvillim e sipër për turizmin hapësinor.
Jeff Bezos ka themeluar kompaninë e tij Hapsinore Blue Origin ne vitin 2000 për të zhvilluar turizmin hapësinor. Blu Origin pritet të nisë shitjen e biletave pas këtij fluturimi, pasi ende nuk e ka zbuluar koston e një udhëtimi.
Në shkurt të këtij viti, Bezos deklaroi largimin e tij nga kompania që e shndërroi në një miliarder, Amazaon, për të çuar përpara projekte të tjera dhe udhëtimi për në hapësirë është një prej tyre.