Autobusi përplaset me makinën me targa italiane në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, vdes shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Rubik-Rrëshen.

Rreth orës 17:22, mjeti autobus është përplasur me mjetin tip "Land Rover" me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.

Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.