Harron sobën ndezur, përfshihet nga flakët apartamenti në Pogradec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2021, 14:32
Një zjarr ka shpërthyer ditën e sotme në një apartament në lagjen 2, blloku rinia në qytetin e Pogradecit.
Flakët kanë përfshirë kuzhinën e banesës pasi e zonja e shtëpisë e kishte harruar ndezur sobën.
Pas njoftimit të banorëve zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje duke izoluar flakët.
Gruaja që ishte bllokuar brenda ishte asfiksuar, falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve ajo është shpëtuar.
Informacione nga spitali thonë se gjendja e saj është stabilizuar dhe nuk ka pësuar djegie.
Policia në vendngjarje po heton rrethanat e ngjarjes.


