Foto nga falja e Kurban Bajramit në Durrës, qindra besimtarë luten në xhaminë e qytetit

Sot besimtarët myslimanë festojnë festën e Kurban Bajramit. Drejtuesit fetarë dhanë mesazhe paqeje në këtë ditë feste.

Foto nga falja e Kurban Bajramit në Durrës, qindra besimtarë

Edhe në qytetin e Durrësit qindra besimtarë kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Kurban Bajramit. Shkallët dhe xhamia janë mbushur plot me besimtarë të të gjitha moshave.

Foto nga falja e Kurban Bajramit në Durrës, qindra besimtarë

Kurban Bajrami është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë.

Foto nga falja e Kurban Bajramit në Durrës, qindra besimtarë

Sipas traditës islame, Kurban Bajrami nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Foto nga falja e Kurban Bajramit në Durrës, qindra besimtarë

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramë, që do të thotë “Festa e Flijimit”.