Risin gërmimet arkeologjike në Durrës, zbulohen disa objektet të antikitetit të vonë

Mbi një vit pas ndërprerjes nga pandemia, rinisin gërmimet arkeologjike në monumentin antik të qendrës së qytetit të Durrësit, të njohur si Rotonda.

Punimet po kryesohen nga arkeologia Brikena Shkodra e cila në zonën arkeologjike “A” të Durrësit, e cila ka realizuar disa zbulime objektesh të rëndësishme të periudhës së antikitetit.

Shkodra: Ka synim studimet dhe kërkimet më të mëtejshme për të njohur qytetin e Durrësit gjatë antikitetit të vonë. Kemi filluar me strukturën më të rëndësishme që është forumi bizantin.

Rotonda e Durrësit është ndërtuar në epokën e perandorisë bizantine, por duke qene qyteti më i rëndësishëm në Ilirinë e Jugut ai u ndërtua edhe si simbol i fuqisë së qytetit bregdetar.

Shkodra: Qyteti pajiset me një monument të rëndësishëm që është qendra publike e qytetit, duke përfaqësuar aktivitetet që ndodhnin në qytet.

Zonat antike në Durrës janë të shumta, ndërsa vitet e fundit shumë njohës të arkeologjisë kanë thënë se disa prej tyre janë dëmtuar për shkak të ndërtimeve.