“Kurban” të varfërisë, familja Qerimi me 6 anëtarë nuk ka mundësi të kremtojë festën
Jo të gjithë myslimanet kanë mundësi te shtrojnë një dreke Bajrami. Në këtë dite sakrifice e mëshire, një familje me 6 anëtarë në Tiranë, pa asnjë të ardhur dhe jashtë skemës së ndihmës ekonomike u bën apel strukturave te shtetit të përmbushin detyrimin ndaj të pamundurve.
''Pilaf ju bëra mbrëmë skam ça t'ju bëj. Sot nuk u kamë bërë gjë.''
Edhe pse është festa Kurban Bajramit dhe pothuajse të gjithë myslimanët në çdo cep të botës pas riteve fetare mblidhen në tryeza, në Tiranë ka familje për të cilat kjo ditë është si gjithë të tjerat.
Valentina Qerimi, gjyshe e tre nipërve të moshës 12, 9 dhe 3 vjeç, tregon se nuk ka gatuar asgjë.
Nuk marrin asnjë ndihmë ekonomike nga shteti dhe prindërit e tyre mbahen me grumbullim materiale të riciklueshme.
"U bë tash 10 vite me këto kalamaj. Prindërit kanë dalë te bidonët se nuk kanë ndihmë. Nuk u kam gatuar gjë fare. Të kishin së paku sa t'ju njomet goja. Nuk na ndihmon kush se s'kemi të ardhura fare, as ndihmë ekonomike nuk ka."
Por dëshira më e madhe e fëmijëve është që të festonin dhe të kishin një tryezë të shtruar.
"Në shtëpinë time nuk ka qenë asnjëherë tavolina plot. Do të doja që ta festoja edhe unë ashtu sikurse shoh në televizor."
Familja me 6 anëtarë nuk ka drekë Bajrami, e shumta mund të kenë një pjate makarona, ushqimi i preferuar i 3-vjeçarit.
"Unë dua të ha makarona."
Në këtë ditë sakrifice e mëshire, Valentina apelon për ndihmë.
