Vlorë, kishin mbjellë fidanë kanabisi në stan, prangosen 3 persona
Arrestohet një autori i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në qarkun e Vlorës.
Po ashtu, vihen në pranga dhe 2 shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
''Në vijim të kontrolleve të zhvilluara në territor, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vendin e quajtur “Moçalet e Nartës” në Vlorë, në stanin e shtetasit N. Z., kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sattiva. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin e shtetasit N. Z., 48 vjeç, banues në Vlorë, si autorin e dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike. Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit N. Z., 33 vjeç dhe G. A., 61 vjeç, të dy banues në Vlorë.'' - njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
