Takimi Kurti- Vuçiç/ Abazi: Një Serbi që pretendon të bëhet anëtare e BE-së duhet të hapë arkivat
I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, deputeti në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka komentuar takimin e ditës se djeshme me Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, në Bruksel, diskutim I cili I cili pati dhe tensione mes lidërve.
Sipas tij marrëdhëniet aktuale mes shqiptarëve dhe serbëve i kanë marrëdhëniet e thella, teksa shton se Serbia duhet të pranojë se shqiptarët kanë të drejtën e barabartë si gjithë popujt e Ballkanit për të jetuar në një shtet të zhvilluar dhe shtetin e tij.
Më tej, Abazi thekson se Kosova po mbahet peng nga Serbia, sakaq shton se kjo e fundit duhet të hapë arkivat e kohës së kaluar për të parë se me çfarë qëllimi janë vendosur formacionet ushtarake në Kosovë.
"Kemi një periudhë 10 vjeçare, e cila ka prodhuar asgjë në dialogun e përkufizuar çfarë është kërkuar nga BE. Kemi një fillim të vështirë sepse tani pala kosovare e udhëhequr nga Kryeministri Kurti është duke insistuar që të ketë një përcaktim të qartë të asaj se çfarë duhet të arrihet dhe kjo të bëhet në nivelet e barabartë të dy palëve.
Mendoj se marrëdhëniet shqiptare serbe, I kanë rrënjët thellë dhe fatkeqësisht gjatë ballafaqimit të dy kombeve tona, ka pasur një histori të përgjakshme dhe natyrisht ajo që ka ndodhur në ’99 në Kosovë, është vazhdimësi e të njëjtës doktrinë serbe në Kosovë, për pastrimin e tokave dhe kontrollet e resurseve, mbi tokat e shqiptarëve ku kanë jetuar historikisht shqiptarët. Serbia duhet të pranojë se shqiptarët kanë të drejtën e barabartë si gjithë popujt e Ballkanit për të jetuar në një shtet të zhvilluar dhe shtetin e tij, e cila është e bazuar në vlera demokratike.
Është kohë kur Serbia nuk mund të fshihet më sikur bën lojtarin e mirë në Bruksel, përderisa në praktikë nuk ka zbatuar dhe nuk ka treguar as përpjekjen minimale për t’u larguar nga koncepti i Millosheviçit. Serbia po tenton ta mbajë Kosovën peng për sa më shumë gjatë të jetë e mundur. Ky proces duhet të shkojë përpara,dhe një Serbi, e cila pretendon të bëhet pjesë e BE, do duhet të jetë e gatshme të hap arkivat dhe vendimarrjen e asaj kohë se me çfarë qëllimi janë vendosur formacionet ushtarake në Kosovë, të cilët kanë masakruar qindra shqiptarë. Ballafaqimi me të kaluarën dhe dokumentimi, i së vërtetës, janë parakushte për çfarëdolloj procesi të pajtimit që do duhet të ndodhte nëpërmjet shteteve që pranojnë njëra- tjetrën dhe respektojnë të vërtetën."
Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti për online Anila Kolgjini.

