Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë humbje jete, por rriten rastet e reja në 24 orët e fundit
Asnjë viktimë dhe 43 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 25 raste, duke vijuar me 4 raste në Has, Elbasan, 3 raste në Durrës, Lezhë, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Shkodër, Mallakastër.
Aktualisht janë 198 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,086 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 43
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3526
Testime totale 862,958
Raste pozitive 132,740
Raste të shëruara 130,086
Raste Aktive 198
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 89
Elbasan 21
Vlorë 17
Durrës 16
Fier 15
Shkodër 13
Lezhë 13
Kukës 9
Korçë 4
Gjirokastër 1

