Foto/ Besimtarët falin Kurban Bajramin, Bujar Spahiu apel për më shumë dashuri e harmoni

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, qindra besimtarë myslimanë kanë mbushur sheshin Skënderbej për të falur namazin e Kurban Bajramit.

Riti fetar ka nisur në orën 05:50 të mëngjesit, ku janë ndjekur edhe fjalët  përshëndetëse të përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Foto/ Besimtarët falin Kurban Bajramin, Bujar Spahiu apel për më

Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i KMSH, Bujar Spahiu ka vendosur theksin tek rëndësia e familjes dhe tek rëndësia për të qendruar pranë me njerëzit e dashur, raporton Anxhela Celibashi për Ora News nga terreni.

“Jemi një botë e globalizuar dhe kërkon sa më shumë për të përballuar sfidat. Këtë festë ta përjetojnë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjerrin dhe të shpërndajnë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin kurban dhe ta shpërndajnë atyre që kanë nevojë.”

Foto/ Besimtarët falin Kurban Bajramin, Bujar Spahiu apel për më

Gjithashtu kreu i KMSH ka folur për një problematikë të madhe të shoqërisë shqiptare, siç është dhuna në familje dhe divorcet, që sipas tij ndikojnë negativisht kryesisht fëmijët. Spahiu ka nënvizuar rëndësinë e shëndetit, duke iu referuar pandeminë e Covid-19.

Foto/ Besimtarët falin Kurban Bajramin, Bujar Spahiu apel për më

Kurban Bajrami është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë. 

Foto/ Besimtarët falin Kurban Bajramin, Bujar Spahiu apel për më