Kuzum Baba-ja e Vlorës/ Servet Kamberaj: Bektashizmi është fe tolerante, i mirëpret të gjithë shqiptarët

Teqeja "Kuzum Baba" në Vlorë është vend pelegrinazhi për  besimtarët bektashianë, por jo vetëm. Qendra bektashiane mirëpret të gjithë shqiptarët, pavarësisht besimit fetar, thotë Servet Kamberaj në emision "Ora Verore". Ai thotë se bektashizmi është fe tolerante, pasi i mirëpret të gjithë.

Sevet Kamberaj: Vendi i Mirë "Kuzum Baba" i përket të gjithëve. Kushdo që hyn në këtë derë, duhet ta zbatojë rregulloren ashtu siç e ka bektashizmi, siç e kanë teqetë. Vendi i Mirë, mirëpret të gjithë shqiptarët, pa dallim feje. Bektashizmi është feja më tolerante, ku marrin pjesë të gjithë, qoftë në lutje, qoftë në sebepe. Në festat bektashiane marrin pjesë të gjithë, qoftë myslimanë, katolikë apo ortodoksë, domethënë çdo lloj feje.