Koka: PD të tregojë është me qytetarët apo milionerët? Rama po gllabëron para koncesionesh

Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se masakra zgjedhore po prodhon debat vetëm brenda PD-së nëse fajin e ka Edi Paloka apo Edmond Spaho.

Ai tha se tani ka ardhur koha që Partia Demokratike të tregojë realisht nëse është me milionerët apo me qytetarët.

Koka: Masakra zgjedhore po prodhon debat vetëm brenda PD-së nëse fajin e ka Edi Paloka apo Edmond Spaho, edhe pse besoj se ata nuk i bënin dot ballë makinerisë të manipulimit. Unë mendoj se në listat e PD-së duhet të ishin disa njerëz të tjerë dhe jo disa figura qesharake. PD nuk ka bërë reagime edhe për ndodhitë e fundit. Edhe për ata dy të moshuarit që u dhunuan nga ata policët bashkiakë, nuk ka reaguar fare. Tani ka ardhur koha që PD të tregojë realisht nëse është me milionerët apo me qytetarët. Nëse nuk e bën këtë ndarje, duket sikur më shumë është me ata të parët dhe qytetarët e kuptojnë këtë gjë.

Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese me kërkesën drejtua komisionit të Venecias, tregon se nuk e di se çfarë identiteti ka. Pra ne kemi ngritur institucione të reja të drejtësisë së nuk e dinë tagrin e tyre. Kur në fakt ABC-ja e Kushtetutës është që nuk ka zgjedhje monopartiake dhe Gjykata pyet edhe për këtë. Për mua janë bërë qesharakë në këtë pikë.

Sipas Kokës, piktura e madhe e gllabërimit të parave është Edi Rama dhe shtoi se ai qysh ka ardhur në pushtet ka firmosur shumë për t'ia dhënë ortakëve të tij me koncesione.

Koka: Piktura e madhe e gllabërimit të parave është Edi Rama. Ai qysh ka ardhur në pushtet ka firmosur shumë për t'ia dhënë ortakëve të tij me koncesione. Sot ka detyruar Erion Braçen që ministritë t'i japë inceneratorëve edhe 50 milionë euro të tjera. Edhe në rastin e Rovena Vodës mirë kanë bërë, por a mund të shpjegojë kush se çfarë ndryshime ka mes Tires dhe Vodës, ku njëra është në burg dhe tjetra në arrest shtëpiak? A ka një ndryshim mes asaj dhe mjekëve që janë në burg për ryshfet. Nuk e kuptoj se çfarë standardi po ndiqet në këtë rast. Kjo po ecën si një betejë politike me njerëz që i ka vënë aty politika. Nuk mund të japë drejtësi Arben Kraja si një prokuror i komunizmit. Këto arrestimet do të shiten në kanceleri nga ndërkombëtarët si një arritje e reformës në drejtësi.