Përmbytjet në Gjermani, Meta: Ngushëllime familjarëve të viktimave, lutemi që të mos ketë më humbje jetësh

Presidenti i vendit, zoti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh solidariteti Gjermanisë dhe vendeve Evropiane të goditura nga përmbytjet.

Gjithashtu zoti Meta i ka shprehur ngushëllimet familjeve që kanë humbur të afërmit.

"Solidaritet me Gjermaninë mike dhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian, të goditura në disa rajone nga stuhitë dhe përmbytjet shkatërrimtare.

Ngushëllimet e mia edhe në emër të popullit shqiptar shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Me urimin për shërim të shpejtë të të lënduarve, lutemi për të mos patur të tjera humbje jetësh," shkruan Presidenti.