Chiesa i paprekshëm për Juventusin, klubi refuzon dy oferta tunduese
Ashtu si në Kampionatin Europian ku ishte një ndër më të mirët për Italinë, edhe te Juventusi, Federico Chiesa ishte ndër më të mirët ose ndosha i vetmi që mund të shpëtohej me 2-3 të tjerë nga sezoni i bardhezinjve.
Shpërthimi edhe në Euro 2020 konfirmoi talentin dhe vlerat e mesfushorit Italian i cili erdhi vitin e kaluar nga Fiorentina dhe tani kërkohet nga klubet më të mira në Europë.
Nagelsmann e shprehu hapur se është një admirues i lojtarit por me stil tha se është shumë i shtrenjtë e pavarësisht kësaj mësohet se Bayern Munchen ka bërë një ofertë prej 80 mln Euro, dyfishin e asaj që do të shpenzojë Juventusi për ta blerë përfundimisht.
Gjithsesi kjo ofertë është kthyer mbrapsht nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, ashtu si një tjetër ofertë edhe më e leverdisshme kësaj radhe nga Chelsea prej 100 mln Euro edhe kjo e dërguar te dërguesi me përgjigje të prerë, Chiesa nuk është në shitje.
Për Juventusin, lojtari vlen shumë, është ndër të paktit ku rreth tij do të ndërtohet ekipi madje nëse do të kishte oferta për Dybalan apo Ronaldon, këta të fundit do të shiteshin dhe Chiesa nuk do të preket.
