EURO 2020, formacioni më i mirë sipas statistikave ka surpriza
Edhe pse Donnarumma u shpall lojtari më i mirë I Kampionatit Europian, portiere Italian nuk është në formacionin më të mirë të përzgjedhur sipas statistikave nga rrjeti i specializuar dhe i njohur si OPTA. Këta të fundit, në bazë të përformancave të çdo ekipi dhe lojtari në ndeshjet e EURO 2020 ka krijuarm formacionin top 11 ku nuk mungojnë surprizat siç ishte Donnarumma ku në vend të tij është Pickford.
Jordan Pickford ka mbajtur portën e paprekur pesë herë në EURO2020, asnjë portier nuk ka regjistruar më shumë clean sheet në një edicion të vetëm të Kampionatit Evropian (pesë here edhe Iker Casillas në 2012).
● Kyle Walker është mbrojtësi i djathtë që ka kompletuar më shumë pasime në zonën e kundërshtarit (161) dhe ka rikuperuar më shumë topa (37) në EURO2020.
● Nga tetë lojtarët që kanë luajtur në të shtatë ndeshjet e EURO2020, Leonardo Bonucci është i vetmi që nuk është dribluar.
● John Stones (94%) është lojtari me përqindjen më të lartë të pasimeve të suksesshme në EURO2020 (minimumi 5 ndeshje).
● Joakim Maehle është mbrojtësi që ka luajtur më shumë topa në zonën e kundërshtarit (27) në EURO2020.
● Pedri është lojtari i parë evropian në histori që ka startuar në gjashtë ndeshje në moshën 18 vjeç ose më pak në një edicion të vetëm të Europianit apo Botërorit.
● Jorginho është lojtari që ka kapur më shumë topa në EURO2020 (25).
● Marco Verratti (14) është lojtari që ka krijuar më shumë shanse shënimi për shokët e skuadrës në EURO2020.
● Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë se Patrik Schick në EURO2020 (pesë gola) - Schick është gjithashtu lojtari i dytë në historinë e Republikës Çeke që shënoi pesë gola në një Kupë Evropiane dhe Botërore, pas Milan Baros në EURO2004.
● Kasper Dolberg është lojtari me përqindjen më të lartë të realizimit të golit në EURO2020: 43% (minimumi pesë gjuajtje) – sulmuesi danez ka shënuar tre nga shtatë goditjet e tij në total.
● Raheem Sterling është edhe lojtari që ka përfunduar më shumë driblime (20) dhe ai që ka luajtur më shumë topa në zonën e kundërshtarit (45) në EURO2020.
Ky është edhe formacioni gjithmonë në bazë të statistikave nga OPTA por që gjithsesi, UEFA do të ketë formacionin e saj më të mire që do të shpallet shumë shpejt dhe do të jetë shumë ndryshe nga ky më sipër.
