“Libri i Artë” i Kampionateve Europiane, mësoni ekipet që kanë më shumë trofe

EURO 2020 mbylli siparin me Italinë që u shpall kampione e Kampionatit Europian, edicioni i 15 në historinë e futbollit. Skuadra e Mancinit dominoi Anglinë në “Wembley” duke u hequr mundësinë skuadrës së Southgate të regjistronin emrin në historinë e Kampionateve Europiane pasi edhe sot pas asaj finale Anglia mbetet me zero trofe.

Por në 15 edicione të këtij turneu në kontinentin europian, janë dy skuadra që dominojnë me trofe, Gjermania dhe Spanja të cilët kanë nga 3 Kampionate të fituar ndërsa Spanja mban rekordin si e vetmja skuadër që e ka fituar dy herë radhazi trofeun prestigjoz, në 2008 dhe në 2012.

Edicioni i parë i Kampionatit Europian u mbajt në vitin 1960 në Francë, ku fitoren e mori Rusia, ose siç quhej atëherë Bashkimi Sovjetik dhe është i vetmi e i fundit për ta.

Që nga viti 1960 e der në 1992, Kampionati Europian quhej Kupa e Europës së Kombeve ndërsa më poshtë keni dhe listën e fituesve të trofeut më të dëshiruar në futbollin Europian.

 

Palmaresi i Kampionateve Europiane

Gjermania: 3 trofe

España: 3 trofe

Italia: 2 trofe

Francia: 2 trofe

Rusia: 1 trofe

República Ceke: 1 trofe

Holanda: 1 trofe

Danimarka: 1 trofe

Greqa: 1 trofe

Portugalia: 1 trofe