Humbi finalen/ Vargu: Sjellja e Anglisë më la shije të hidhur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Korrik 2021, 17:41
Në një lidhje me ‘Skype’ për emisionin “Sport Magazinë” në Ora News, Petrit Vargu, ka komentuar ndeshjen mes Anglisë dhe Italisë, ku kjo e fundit u shpall kampione e Europës.
Ai është shprehur se sjellja e Anglisë ishte e papërshtashme në të gjithë instancat.
“Nga ana tjetër ajo që më ka vrarë dhe që më ka lënë një shije të hidhur është sjellja e Anglisë në të gjitha instancat. Që nga lojtarët që hiqnin medaljet, sikur po protestonin. Unë nuk arrij dot ta kuptojë kujt po i protestonin.”

