Merja: Ja kur është koha e duhur për t’u futur në ujë, moshat 22-35-vjeç kanë dhimbje koke për shkak të qëndrimit
Duke qenë se tashmë është sezoni i verës, dhe shumica e njerëzve zgjedhin detin për të kaluar pushimet, mjeku popullor Ylli Merja, ka dhënë disa këshilla për qytetet.
I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Merja thotë se periudha në të cilën ndodhemi ndihmon në shërimin e sëmundjeve të Lëkurës.
Ai ka treguar se cila është koha më e mirë që njerëzit të futen në ujë, teksa shton se uji i ftohtë dhe i kripur I bën shumë mirë trupit tonë.
"Faza në të cilën ne jemi, ndihmon në shërimin e sëmundjeve të Lëkurës, kemi vitaminën D, kemi rrezet e diellit, kemi jodin, kemi ujin e kripur. Duke qenë se trupi është organi më i madh i trupit tonë dhe është më i ekspozuar, dhe ne nuk e trajtohemi në mënyrën e duhur, mundet pastaj që të akumulojë në vetvete, dhe më mbrapa të na shfaqi një sëmundje të rrezikshme të lëkurës.
Prandaj do rekomandoja që koha më e mirë për të qëndruar dhe për të parë atë anën pozitive të detit, ujit, është nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 10. Dhe nga ora 3-3:00 e mbrapa. Dy ditë e para duhet të kalohet në hije. Uji është aleat shumë i mirë nëse shkojmë në plazh, në orën 8:30 dhe bëjmë një shplarje të trupit ashtu siç është, uji i ftohtë i bën shumë mirë trupit tonë. Uji i ftohtë, bën që mëlçia, sistemi nervor të aktivizohen më shumë, dhe trupi duke rënë në kontakt me temperaturën e ftohtë, bën që të prodhojë vetvetiu një antibiotik, i cili e mbron organizimin të mos pësojë ndonjë ftohje muskulare. Kjo është inteligjenca e parë e detit."
Përveç ujit ai thotë se rëra ka mjaft efekte pozitive, dhe sipas tij është një element shumë i mirë për të shëruar hedhjen diskale.
"Inteligjenca e dytë, ka shumë njerëz që bëjnë grafi në shkëputën e këmbës, dhe ne vëmë re që në fundin e tyre, bëhen ca zgjatime kripëria si bishti i ç, sikur ju çahet pjesa e këmbës, dhe deti bën që të shërohen, mjafton që të lyesh këmbën me uthull molle dhe të ecësh në rërën e nxehtë. Në këto raste shkrijnë avujt e uthullës së mollës, dhe acidet, hapësirat e qelizave në nxehtësi hapen. Këto acide futen në brendësi dhe hyjnë në reaksion me atë kalciumin dhe shkrijnë. Të çarat në këmbë do zhduken plotësisht nëse këtë gjë e bëjmë disa herë në ditë.
Ka plot njerëz të cilët janë me hedhje diskale, atëherë mund të shfrytëzohet rëra aty te hija e çadrës, mund të bëhet etil. Është shumë mirë që në rërë të qëndrojmë 15-20 minuta."
Më tej shton se për shkak të qëndrimit njerëzit me dhimbje kokë janë të moshave , 22 deri në 35-vjeç, dhe sipas tij qëndrimi në rërë dhe noti, mund t’i ndihmojnë ato që drejtimin e shtyllës kurrizore.
"Njerëzit me dhimbje kokë janë të moshave , 22 deri në 35-vjeç dhe qëndrimi në rërë dhe ai noti është një element shumë i mirë, pasi bëjmë një farë rikuperimi, i kthejmë shpinën sëmundjes dhe bëjmë atë që njeri të bëjë një jetë të shëndetshme."

