U shpall kampione e Evropës/ Zhupa: E meritoi, ishte dominante në lojë

I ftuar në emisionin “Sport Magazinë” në RTV Ora, Eduard Zhupa, ka komentuar ndeshjen mes Anglisë dhe Italisë, ku kjo e fundit u shpall kampione e Evropës.

Sipas tij, në fillim nuk kishte përqendrim në lojë, por më pas sipas tij, ajo dominoi.

"Italia e meritoi fitoren, pati një rreshtim të gabuar në minutën e dytë mbase nuk kishte përqendrim të duhur. Mendoj se pas golit pati 10-15 minuta që Anglia e kërkoi, por qëndroi shumë larg portës, Italia u kordinua mirë, mendoj se mori ritmin e duhur. Përveç pjesës së penalltive që ishte çështje fati për Italinë, në pjesën tjetër Italia dominoi."