Rama publikon videon me të huajt në Tiranë: Shqipëria është e hapur për turistët

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një video ku të shfaqen turistë të huaj që vizitojnë Tiranën.

Përmes videos, Rama shprehet se Shqipëria është një vend i hapur për vizitorët e huaj.

Ndërkohë, vetë turistët shprehen se Tirana është një qytet i ri dhe modern, qytetarët janë mikpritës, dhe çmimet janë të përballueshme.

Rama: Mirëmëngjes dhe me Tiranën e Shqipërinë që është e hapur për turistët, ju uroj një të diel çlodhëse.