Tiranë, kryente veprime të turpshme ndaj të miturës, arrestohet 40-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2021, 09:40
Policia e Tiranës ka prangosur një 40-vjeçar, pasi ky i fundit ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetase të mitur.
''Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase të mitur.'' - njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
