Video/ Spektakël në finale. Messi dhe Argjentina kampionët e Copa America, Brazili bie në "Maracana"
Më në fund, Lionel Messi fiton trofeun që duhej ta kishte fituar shumë vite më parë. Argjentina është kampionia e Copa America për edicionin e vitit 2021 pasi në finale mposhti rivalët e Brazilit me rezultatin 1-0.
Në "Maracana", në prani të 8000 tifozëve, edhe argjentinas sigurisht, Argjentina fitoi një ndeshje te luajtur mirë, por që në fund ishte Brazili i pafat me rastet e krijuara.
Menjëherë në pjesën e parë, skuadra albiceleste kaloi në avantazh me golin e Di Marias falë një asisti nga De Paul i cili e nxorri të lirë perpara Ederson ndaj të cilit nuk gaboi.
Pas shënimit të golit, skuadra e Scalonit u tërhoq duke i lënë më shumë hapësira Brazilit që në pjesën e dyte kishte tre raste të pastra për të shënuar dhe të gjitha te krijuara nga Neymar.
Fatkeqësisht, Richarlison, Danilo e Gabigol nuk i shfrytëzuan rastet ndërsa Messi kishte mundësinë ta mbyllte ndeshjen kur i vetëm përballë Ederson nuk arriti ta driblonte.
Gjithsesi, vërshëllima finale shpalli Argjentinën Kampione të Copa America, trofe që i mungonte që nga viti 1993 ndërsa Messi fiton trofeun më të rëndësishëm me fanellën e kombëtares.
Më poshte mund të ndiqni edhe përmbledhjen e finales së madhe Argjentinë-Brazil.