Arrestimet e bujshme, Çollaku: Nëse Rama në Lushnje çoi forcat speciale, në bashkinë e Tiranës i duhet NATO

Takimi i Ramës me drejtuesit e policisë dhe porositë e lëna prej tij për gazetarin Basir Çollaku janë vetëm show i radhës.

Në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, ai denondon se drejtuesit e policisë dhe SPAK janë në dijeni të vendodhjes së personave të shumëkërkuar për vepra penale në Durrës dhe Elbasan dhe nuk shkojnë ti arrestojnë.

Çollaku: Kryeministri ja ka besuar drejtimin e policisë së shtetit këtij drejtori të Përgjithshëm. Ai drejtor i Përgjithshëm nën bekimin e tij i ka qerasur dhe së fundmi këta drejtorë policie me një lëvizje të re turistike. Janë këta njerëz të cilët gjenden kohëgjatë në këto detyra, nuk ka asnjë të ndëshkuar ndonëse akuzat në adresë të tyre dhe pretendimet jo të pakta ndaj tyre janë të shumta që mund të shërbenin edhe për fillime procedimesh penale, edhe për lirime dhe përjashtime nga detyra por ata gjenden në tryezën e Ramës, janë partnerë, aksionerë të këtyre raporteve, të kësaj katrahure.

Gjatë kësaj kohe, sot që kryeministri ishte para këtyre drejtuesve të policisë duke i komplimentuar, lëvduar, sharë dhe mbrojtur, duke bërë këtë lloj çorbe, mund të them që super të kërkuar nga SPAK dhe policia, dosjet e të cilëve janë dhe në prokurori dhe në gjykatë, emra të të botës së krimit që kërkohen prej shumë vitesh në Elbasan dhe në Durrës dje dhe sot, policia dhe drejtues policie kanë pasur dijeni se ku gjenden këta persona të kërkuar dhe nuk shkojnë ti arrestojnë.

Dje dhe sot, njerëz që kanë bërë vrasje, të botës së trafikut. I kanë nëpër kafe, nëpër banesa, e dinë se ku janë drejtues të policisë, e dinë dhe prokurorët e SPAK dhe nuk shkojnë ti arrestojnë.Pse? Këtë përgjigje kryeministri mund ta merrte nga ata që e kishin rrethuar dhe i bënin fresk.

Duke analizuar deklaratat e Ramës, ai thotë se më shumë ju duk si kryetar opozite sesa si Kryeministër.

Çollaku: Kryeministri mu duk si kryetar opozite. Nuk e  di se kujt i kërkon llogari, kujt i kërkon hesap? Vetëvetes, ai është në krye të punës. Nëse e sheh që drejtori i Përgjithshëm i Policisë, për të cilin na ka deklaruar publikisht që edhe 500 mijë vetë po të dalin në shesh nuk e heq, çfarë i lidh kaq shumë bashkë ata? Nëse çmendet drejtori i policisë, vret një njeri, nuk e heq ky?

Nëse lajthit ai, mbush skafin me drogë dhe gjezdis andej nga bregu se edhe këto akuza janë në dosjen e tij, edhe ajo e Ndraghetës që është aty dhe që nuk guxojnë këta zotërinjtë e hetimit prej muajsh ta hapin, ta lexojnë, kush është ky zotëria që është aty në përgjime, çfarë veprimesh ka bërë, çfarë krimi ka kryer, çfarë vepre penale ka konsumuar, ta pyesim njëherë, ti marrim një dëshmi. Kë do të gënjejë Kryeministri sot?

Por a mjaftojnë 100 ditë për të ndryshuar fytyrën e policisë së shtetit siç pretendon kryeministri?

Çollaku: 100 ditë për të ndryshuar fytyrën e rendit dhe sigurisë mjaftojnë nëse do të ndryshojë qeverinë.

Ndërsa Kryeministri jepte sot ultimatume për drejtorët e policisë, në një nga portalet publikoheshin foto të betonizimit të gurëve të Dhërmiut buzë detit.

Çollaku: Nuk kanë mundësi ti pengojnë drejtorët e policisë. U ka dhënë leje kryebashkiaku, kryeministri vetë. Është e pamundur të gjesh një sipërmarrës, nëse nuk është çmendur, që të hedhë miliona euro investime atje pa dikë që e ka garantuar se nuk preket. A është kadastraxhiu apo ky tjetri… E dimë që në Kadastrën e Vlorës janë ndërruar 12 drejtorë për 10 muaj.Pse nuk qëndrojnë në detyrë ata? Sepse duhet të legalizojnë, noterizojnë, firmosin pronat e këtyre njerëzve të paligjshëm, pasurisë së paligjshme.

Teksa vlerëson operacionin në Lushnje, gazetari pyet kreun e SPAK se në ç'fazë janë hetimet për dosjen e "Ndraghetas".

Çollaku: Çdo zyrtar publik një stilolaps të grabisë duhet të ndëshkohet. Por o i nderuar prokuror na trego pak se çka ndodhur me këtë dosjen e "Ndraghetas" që në janar na lajmërove se është regjistruar procedimi penal ku përfshihej drejtori afër Erion Veliaj për ndërtimet dhe këto ndërtimet shkojnë te Kryeministri, firmos edhe ai se janë një dynja kate sipër.Pse nuk i mer këto dosjet?

Arrestimet e bujshme, Çollaku: Nëse Rama në Lushnje çoi

Në përgjimet e bëra publike në dosjen e Lushnjes, të arrestuari flasin edhe për një deputet B, emrin e të cilit SPAK e ka fshehur.

Çollaku: Dy deputetë B ka të mundshëm, Taulant Balla dhe Erjon  Braçe. Lexova një urim të Braçes për investimin e kanalit. Duhet të ketë dijeni dhe për ecurinë gjatë procesit, por prokuroria nuk duhet ta bëjë kuiz këtë gjë.

Tirana me mijëra ndërtime, veçanërisht në qendër është shndërruar në një lavatriçe të pastrimit të parave sipas raporteve të shumë organizmave ndërkomëtarë.

“Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar” vlerëson se 1.6 miliard euro janë pastruar nëpërmjet sektorit të ndërtimit në Shqipëri gjatë periudhës 2017-2019.

Përkundër këtyre abuzimeve, Çollaku vlerëson se SPAK ka një lloj frike për të hetuar kryebashkiakun e Tiranës.

Çollaku: Janë 3 milionë metra katrorë ndërtim në këto kohë të fundit të mandatit të Veliaj. I them një mikut tim prokuror merr një karrige, ulu në sheshin "Skënderbej" dhe rrotulloje kokën dhe shiko çfarë bëhet dhe mund të firmosësh urdhërarreste me shumicë. Edhe në përgjimet e Antimafias kështu theksohet, ata porositësit, miku i partisë pa procedimit penal ka marrë mbi 20 milion euro tendera në ministri, furnizon me gaz dhe drejtorin e Përgjithshëm, nuk e prek kush atë.

Bleu rroba dhe Kryeministri si ministër i Jashtëm. Këta që i donin kullat në qendër, te xhamia, te sahati, te rruga e Kavajës, i kanë dhënë adresat ata. Pse ka një lloj frike të SPAK për të hetuar Erion Veliaj? Janë shumë dosje, inceneratorët, është një batërdi më vete. Po ta hetojnë ai zotëria nuk rri në detyrë. Janë 400 milion euro. Merre zotërinë për veshësh dhe çoje në prokurori.

Me ironi, gazetari thotë se për zullumet e bashkisë së Tiranës Rama do të duhet te dislokojë foercat e NATO-s.

Çollaku: Kreu i SPAK priti të kalonte kryeministri në Lushnje, gjysmë ore pas bëri arrestimet, show. E arrestoi kryeministri dhe jo SPAK. Nëse në Lushnje ka çuar tre furgona me forca speciale, kur të shkojë në bashkinë e Tiranës duhet të marrë forcat e NATO-s, aq njerëz i duhen për aq zullume sa ka brenda.